
Debati se kush e moderon më mirë formatin e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani apo Ledion Liço, ka qenë një nga temat më të nxehta sezonet e fundit.
Së fundmi, këtij diskutimi i është bashkuar edhe aktori i njohur, Jul Deda, i cili ka dhënë një përgjigje mjaft të qartë dhe të drejtpërdrejtë.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit në Instagram, dikush e ka pyetur Julin se çfarë mendon për Ledionin.
Aktori nuk ka ngurruar të japë një vlerësim maksimal, duke u mbështetur edhe te njohja e tyre e vjetër që në hapat e parë të Top Channel. Për Julin, Ledioni mban fronin aktual të moderimit në Shqipëri.
“Për mendimin tim, moderimi i tij është i një niveli të lartë. Unë e njoh që adoleshent, kur punonim në Top Channel, në vitet e para të televizionit dhe që atëherë Ledioni është rritur shumë profesionalisht. Sot është padiskutim moderatori më i mirë i televizioneve tona.”
Për ta mbyllur, Juli shton një shënim të rëndësishëm, duke justifikuar edhe peshën e këtij roli: “P.s. Nuk është e lehtë të moderosh një format si Big Brother.., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
