SHOWBIZ / E Diel 15 Dhjetor 2024, 22:10

Aktorja “shpërthen” ndaj gazetarit: Ti je gay, e di dhe personin me të cilin ke dalë

Një debat i fortë është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Protagonistë kanë qenë Vullneti dhe Gresa. Ka qenë kjo e fundit e cila ka bërë që debati mes tyre të degradonte në një tjetër nivel.

Teksa gazetari i përmendi “tenderat” banores, ajo “shpërtheu” ndaj tij duke i thënë se është “gay”, madje ajo e di dhe personin me të cilin sipas saj Vullneti ka pasur lidhje.

Vullneti: Ndoshta jam, ndoshta nuk jam.  

Gresa: A je se unë dua me dit 

Vullneti: Pse duhet ta dish?   

Gresa: Se kanë dalë disa aludime që je gay.  

Vullneti: Nga kush kanë dalë këto aludime?   

Gresa: Prej njerëzve. Unë e di edhe njeriun me të cilin ke dalë.