SHOWBIZ / E Diel 9 Tetor 2022, 16:04

A folën Remzie Osmani dhe Mihrije Braha në dasmën e djalit të Shkurte Fejzës? Këngëtarja tregon marrëdhënien mes tyre

Ka qenë pikërisht Butrint Pasaqja nga Mirage që publikoi hatërmbetjet e Remzie Osmanit pasi nuk e kishte ftuar Mihrije Braha në fejesën e djalit. E pikërisht këto hatërmbetje na shoqëruan gjithë verën.

Mbrëmjen e djeshme Shkurte Fejza martonte djalin ku të ftuara kanë qenë edhe Mihrija me Remzien. Për “Mirage” Mihrija dhe burri i saj kanë treguar se janë përshëndetur dhe se i kanë miq të vjetër.

“Hajde do ta bëjmë e një vallzim, ne jemi okay”, ka përfunduar Mihrija. E pra mesa duket u sheshuan gjërat e nuk ka më hatërmbetje.