
Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur brenda pak orësh në vend, ku dy persona kanë humbur jetën.
Mësohet se një 36-vjeçar në Tiranë ka kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit.
Ndërkohë, në Golem, viktimë ka mbetur një turist belg. Edhe ai ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i trtë i një hoteli.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota dhe shkaqeve që mund të kenë shtyrë dy viktimat drejt aktit të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak – Më datë 22.09.2026, rreth orës 07:30, në Allias, shtetasi G. S., 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Kavajë/Informacion paraprak- Më datë 21.09.2026, rreth orës 20:00, në Golem, shtetasi belg B. T., 48 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
