
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Paskuqan, ku një 29-vjeçar është gjetur pa jetë në oborrin e banesës së tij.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Xh. O., banues në Kamëz.
Ngjarja është regjistruar dje, ndërsa nga verifikimet e para dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës.
Materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë për vlerësim dhe veprime të mëtejshme.
