LAJME / E Martë 22 Shtator 2026, 15:03

150 euro shtesë për këta punëtorë të këtij sektori

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është miratuar vazhdimi i mbështetjes financiare për mjekët që ushtrojnë profesionin e tyre vetëm në institucionet publike shëndetësore.

Vendimi synon të forcojë sistemin publik të shëndetësisë dhe të vlerësojë përkushtimin e personelit mjekësor që qëndron i angazhuar ekskluzivisht në këtë sektor.

Sipas njoftimit të ministrisë, masa pritet të shërbejë si një shtysë shtesë për mjekët që të vazhdojnë karrierën e tyre në institucionet publike,

duke ndikuar njëkohësisht në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. /PodujevaSot