SHËNDET / E Diel 14 Shkurt 2021, 14:02

Vuani nga pagjumësia dhe nuk keni gjetur zgjidhje? Zbuloni disa nga ushqimet të cilat e “tërheqin” gjumin si me magnet.

Të vuash nga pagjumësia është një siklet më vetë që të sjellë pasoja shëndetësore dhe psikologjike. Zgjidhja e këtij problemi sapo është zbuluar. Konsumoni këto 5 ushqime dhe do të shihni se gjumi do të bëhet miku juaj.


Kosi

Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit. Studimet thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit.

 

Bajamet

Një sasi prej 30 gramë me bajame ofron 25% të nevojës ditore për magnez. Mungesa e këtij minerali është e lidhur drejtpërdrejtë me pagjumësinë.

 

Vishnja

Vishnjet janë të pasura me melatoninë, një hormon që është i domosdoshëm për përmirësimin e gjumit. Vishnjet dhe lëngu i tyre janë jo vetëm freskues për organizmin por edhe të pasura me melatoninë.

 

Tërshëra

Tërshëra është një burim shumë i pasur karbohidratesh dhe magnezi. Karbohidratet ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

 

Mjedra

Mjedra është shumë e pasur me fibër e cila e ndihmon njeriun të flejë mirë dhe gjatë. Të rriturit kanë nevojë për 25-35 gramë fibër në ditë dhe një filxhan me mjedra ofron 9 gramë fibër.