SHËNDET / E Mërkurë 18 Maj 2022, 22:10

SKANDAL/ I riu në luftë me vdekjen, institucionet lirojnë drejtuesen e mjetit që e përplasi, pamjet e aksidentit të rëndë

Bjorni Papri nga Elbasani prej dy ditësh po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës, pasi u përplas nga një makinë, ndërsa ishte duke udhëtuar me motor.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën e Shirgjanit. Ndërkohë mbrëmjen e kaluar familjarët e Bjornit u kërkuan ndihmë qytetarëve për të dhuruar gjak.

Abcnews.al, ka siguruar videon e momentit të aksidentit, ku shihet se si makina e drejtuar nga një zonjë përplas motorin.

Ndërkohë që Bjorni lufton me vdekjen, zonja është lënë e lirë, me justifikimin se ka një fëmijë 3-vjeçar.Prokurore e çështjes është Zena Lila, e cila ka kërkuar arrest shtëpie për zonjën.

Por gjithashtu kontradiktore është dhe deklarata e policisë, e cila thotë se drejtuesja e mjetit është e pafajshme dhe se ka qënë motori ai që ka prerë rrugën, por në video paraqitet një tjetër realitet.