SHËNDET / E Enjte 27 Maj 2021, 11:11

Mos e bëni më kurrë këtë gabim/ Arsyeja përse nuk është mirë të pini kafe para se të hani mëngjes

Njerëzit zgjohen në mëngjes direkt pinë një kafe. Por ky zakon nuk i bën mirë trupit. Një studim nga Universiteti Britanik i Bath, zbuloi se pirja e kafesë me stomak bosh ndikon negativisht në aftësinë e trupit për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak.

Studiuesit zbuluan se pirja e kafesë sapo zgjoheni mund të ketë një efekt negativ në kontrollin e sheqerit në gjak. Zakonisht gjëja e parë që duam në mëngjes kur zgjohemi – veçanërisht pas një nate të vështirë – është një kafe e fortë, por duhet të ndryshojmë zakonet dhe ta bëjmë mëngjesin një përparësi.