SHËNDET / E Enjte 28 Korrik 2022, 17:05

Konsumojeni sa më shpesh/ Përfitimet shëndetësore nga rrushi

Rrushi është një frut i pasur më antioksidantë dhe ju ndihmon në funksionimin normal të zorrëve falë vetive të tij qetësuese.

Për më tepër rrushi forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në parandalimin e tumoreve.

Ky frut përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, mbi të gjitha vitaminat A, B dhe E.

Vetitë antioksiduese të rrushit ndihmojnë për të ,mbajtur nën kontroll nivelin e kolesterolit të dëmshëm ( LDL).

Rrushi përmban fibra dhe acide yndyrore të cilat ndihmojnë për të luftuar kapsllëkun. Në rastet e diarresë, janë të dobishme gjethet e rrushit të ziera në ujë për rreth një orë. Këshillohet të pihen dy gota në ditë.

Falë vetive antioksiduese ky frut parandalon rrezikun e tumoreve si dhe pastron mëlçinë.

Sugjerohet për sëmundjet e lëkurës. Rrushi përmban vitaminën B3 e cila është e cila ka veti antibakteriale dhe antinflamatore në rastin e akneve. Vitamina B2 gjithashtu është e nevojshme për të luftuar radikalet e lira të cilat janë përgjegjëse  në plakjen qelizore.

Rrushi përmban sasi të larta kaliumi dhe pak sodë duke ndihmuar kështu të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni apo sëmundjet e veshkave.

Rrushi është shumë i dobishëm në rastet e anemisë dhe mungesës së mineraleve pasi ai përmban sasi të konsiderueshme hekuri.