
Shqipëria njihet botërisht si pjesë bazike e vendorigjinës së pemës së arrës, e cila mbetet një nga prodhimet natyrale më të famshme të territoreve shqiptare.
Rrethet me numrin më të madh të rrënjëve (mbi 10 000 rrënjë ), janë Tropoja, Dibra, Librazhdi, Puka, Korça, Pogradeci.
Ndërsa rrethe të tjera me 5000 deri 10 000 rrënjë janë Bulqiza, Elbasani, Kolonja, Mirdita, Tirana, Vlora dhe Përmeti.
Por Shqipëria është gjithashtu vend ku gjenden edhe pemët e arrave të egra. Arrat e egra ndeshen në gjendje natyrale, sidomos në luginat e Alpeve Veriore, në malësitë e Martaneshit, etj.
AgroWeb.org ka ofruar gjithmonë informacion të plotë mbi frutat e arrave. Por ajo që lexuesit duhet të dinë është fakti i vlerave magjike edhe i gjetheve të pemës së arrës.
Gjethet e arrave konsiderohen pjesë e pandashme e trashëgimisë vendase të mjekësisë tradicionale popullore.
Vlerat dhe vetitë shëndetësore të gjetheve të arrave
Gjethet e arrës kanë veti rrudhëse, antidiabetike dhe vlerësohen si mirëmbajtëse të qarkullimit të gja. kut.
Çaji i gjetheve të arrave ka aftësi të shtojë sekretimin e lëngjeve të stomakut, përmirëson oreksin, rrudh mukozat e lëkurës, etj.
Çaji i gjetheve të arrave përdoret shumë nga mjekësia tradicionale kundër aca rimeve të aparatit tretës.
Por çaji i gjetheve të arrave përdoret nga jashtë si larës. Gjithashtu edhe dezinf. ektues i shkëlqyer për shumë probleme të lëkurës si morthi, aca rimeve të lëkurës, ekzemave, puçrrave, etj.
Çaji i gjetheve të arrave përdoret me sukses edhe si gargarë kundër acarimeve të fytit dhe zonës së bajameve tek të rriturit, por edhe tek fëmijët mbi moshën 3-vjeçare, ju lutemi na ndihmoni që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë. Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.
