SHËNDET / E Mërkurë 30 Qershor 2021, 14:02

Dieta 1 javore me kumbulla të thara që largon deri në 2-3 kg : Ja si duhet t’i konsumoni

Në qoftë se sapo keni marrë një ftesë për të marrë pjesë në një event të rëndësishëm ose mikja juaj më e ngushtë martohet pas 1 javë dhe fustani i preferuar nuk ju rri mirë, dieta e mëposhtme është ajo që ju duhet.

E shpejtë, efektive dhe mbi të gjitha aspak e vështirë për t’u mbajtur, dieta 1 javore me kumbulla të thara është pikërisht ajo që ju duhet.

Është një dietë shumë e thjeshtë dhe rezultati është i dukshëm menjëherë. Sigurisht që asnjë dietë nuk premton mrekulli, prandaj nëse e kombinoni me aktivitet fizik dhe pirjen e 8 gotave ujë në ditë, do të rrëzoni shumë shpejt 2-3 kilogramë Brenda 7 ditëve.

Kumbullat e thata janë një dhuratë e çmuar për organizmin; lu. ftojnë kapsllëkun, parandalojnë inf. eksionet e ndryshe falë përbërësve me veti antibak. teriale dhe antiinfl amatore, mbrojnë trurin nga veprimi i radikaleve të lira, ndikojnë në parandalimin e sëm. undjeve kro nike sikurse janë sëm. undjet kardiova skulare, ndihmojnë në trajtimin e diabetit të tipit 2, ulin kolesterolin e ke q në gj. ak etj.

Mirëpo studimet e ndryshme kanë provuar se kumbullat e thata ndihmojnë gjithashtu në rënien nga pesha, kjo është edhe arsyeja përse duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.

Dieta e mëposhtme këshillohet të ndiqet për një javë. Bëhet fjalë për 1 menu të pandryshueshme,e dhe pse keni mundësi që ta kombinoni duke zgjedhur një ditë peshk e një ditë mish të bardhë pule.

Mëngjesi: 1 gotë me ujë të vakët dhe limon, 6 kumbulla të thata, 10 kokrra fruta të thata (nuk këshillohen kikikirikë dhe bajamet e kripura)

Vakti para drekës: 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata.

Dreka: 1 vezë e zier, 150 gr mish i bardhë pule ose peshk (gjithmonë i gatuar në avull), 50 gr djathë pa yndyrë dhe 3 kumbulla të thata.

Zemra (vakti i padites): 1 mollë jeshille dhe 3 kumbulla të thata.

Darka: 1 gotë kos, 1 mollë jeshile dhe 6 kumbulla të thata,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.