“Po të kthehesha mbrapsht…”/ Doktoresha shqiptare thyen heshtjen për jetën personale, ja çfarë i ka munguar

Nga Class• 23 November 2026

“Po të kthehesha mbrapsht…”/ Doktoresha shqiptare thyen

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive, Prof. Dr. Gjeorgjina Kuli,

ka rrëfyer përvojën e saj mbi katërfjalëshe në mjekësi, sfidat e profesionit

dhe ndikimin që puna ka pasur në jetën e saj personale.

Gjatë rrugëtimit akademik dhe klinik, përkushtimi ndaj pacientëve të vegjël ka kërkuar

sakrifica të mëdha, duke prekur drejtpërdrejt kohën e kaluar me familjen.

Lidhur me koston më të madhe të karrierës së saj, doktoresha u shpreh se koha ka qenë faktori kryesor.

 

Kualifikimi profesional, aktivitetet akademike dhe gradat mjekësore kanë ndikuar në praninë e saj si nënë, diçka që sot e konsideron si peng personal.

“Kostoja më e madhe ka qenë ndoshta koha. Do të thosha që kam të vetmin peng se ndoshta kam qenë disi një nënë jo gjithmonë e pranishme. Kualifikimi, përkushtimi ndaj jetës profesionale, aktivitetit akademik, ngritja në shkallët e karrierës dhe marrja e gradave mjekësore kanë hyrë në pjesën e të qenit nënë. Ndoshta, po të kthehesho mbrapsht, do të doja të realizoja më shumë praninë time si nënë, pa qenë më pak mjeke apo profesioniste”, ka deklaruar Kuli.

Ajo tregoi gjithashtu se pasuria emocionale dhe përvoja e mëmësisë i dhanë një dimension të ri punës së saj klinike.

Mirëpo, ngarkesa e lartë profesionale ka bërë që jeta e saj personale të jetë mjaft e kufizuar, duke lënë pas dore kujdesin ndaj vetes dhe pushimin.

Ndër të tjera, pediatrja ndau mesazhin e saj për prindërit e rinj lidhur me menaxhimin e sëmundjeve të fëmijëve, si dhe për mjekët e rinj, të cilëve u bëri thirrje të ruajnë balancën mes punës dhe jetës private.