Bëri daljen e parë publike pas lindjes së djalit, ja si duket modelja e njohur (Video)

Nga Class• 23 November 2026

Bëri daljen e parë publike pas lindjes së djalit, ja si duket

Modelja Endi Demneri ka bërë daljen e saj të parë publike që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë disa javë më parë.

Ajo është shfaqur në një video të publikuar në rrjetet sociale nga stilistja nga Kosova, Vlora Mustafa, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj.

Shiko këtë postim në Instagram

Endi ka zgjedhur të shfaqet me një prej krijimeve të stilistes, një fustan të gjatë në ngjyrë të gjelbër, të punuar me gurë dhe temina.

Me një siluetë që thekson linjat e saj trupore, modelja është shfaqur me një stil mjaft glamuroz në këtë rikthim të parë pas lindjes.

Më 3 tetor 2026 u bë publik lajmi se modelja dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, u bënë prindër për herë të parë të një djali.

Çifti kishte zbuluar gjininë e bebes gjatë një feste të organizuar në prill në Ksamil, por duke zgjedhur ta mbante këtë pjesë të jetës private larg vëmendjes mediatike.