U nisën për një ditëlindje/ Aksident i rëndë për familjen shqiptare, zbulohet e vërteta e ngjarjes

Nga Class• 23 November 2026

U nisën për një ditëlindje/ Aksident i rëndë

Emanuela Shahini, 31 vjeçe, humbi jetën pasi makina që drejtonte doli nga rruga

dhe u përplas me një shtyllë betoni në Prata di Pordenone, në Itali.

Me të udhëtonin dy fëmijët e saj, 6 dhe 4 vjeç, si dhe një shok i tyre 10-vjeçar.

Të tre fëmijët mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00, në rrugën Vittorio Emanuele. Shahini po i çonte fëmijët në Villanova, ku do të merrnin pjesë në një festë ditëlindjeje në oratorin e zonës.

Sipas policisë, teksa po përshkonte një kthesë në të përpjetë, 31-vjeçarja humbi kontrollin e makinës tip “Ford Fiesta”. Automjeti doli nga rruga dhe goditi një shtyllë betoni.

Nga përplasja, pjesa e përparme e makinës u dëmtua rëndë dhe Shahini mbeti e bllokuar brenda.

Ekipet e shpëtimit e nxorën nga automjeti dhe, pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, ajo u transportua me urgjencë në spitalin e Pordenones.

Nëna e re ndërroi jetë pak më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Vajza e saj 4-vjeçare u transportua me helikopter në spitalin e Udines në gjendje të rëndë.

Fëmija tjetër i familjes, 6 vjeç, dhe shoku 10-vjeçar u dërguan me ambulancë në spitalin e Pordenones për të marrë ndihmë mjekësore.