“E tmerrshme!”/ Jonida Maliqi bën deklaratën e fortë për burrat e sotëm, ja çfarë e shqetëson

Nga Class• 23 November 2026

“E tmerrshme!”/ Jonida Maliqi bën deklaratën e fortë

Kur Jonida Maliqi flet për burrat që i kanë lënë përshtypje, i kujtohen dy gjëra nga rinia e saj.

E para është pesha që kishte fjala e dhënë në brezin e baballarëve.

E dyta është emocioni i një djali të dashuruar, të cilit mund t’i dridheshin

duart kur më në fund merrte guximin të shprehte atë që ndiente.

E ftuar në “The Garden Club” në Class Media, këngëtarja bisedoi me Sindi Tonën dhe Manjola Nallbanin për mënyrën si kanë ndryshuar njohjet në çift.

Kur shpjegoi çfarë nënkupton për të shprehja “burrë me dy ‘rr’”, Jonida e lidhi atë me kujdesin që një burrë tregon për partneren dhe fëmijët, si edhe me besimin që të jep kur e di se do ta mbajë fjalën.

“Të qenurit burrë me dy ‘rr’ është tek imazhi i baballarëve tanë. Tek ai burri që i mbante peshë fjala, e mbante fjalën, ishte kryefamiljar”, u shpreh këngëtarja.

Sipas saj, burra të tillë sot janë të rrallë dhe ky ndryshim lidhet edhe me mënyrën se si shihet familja.

Kur biseda kaloi te dashuria, Jonida kujtoi sa gjatë mund të mendohej dikur një djalë përpara se t’i afrohej vajzës që pëlqente. Pritja mund të zgjaste me javë apo edhe me muaj.

Kur më në fund ia shprehte ndjenjat, ndodhte që të fliste për martesë që në fillim të njohjes.

“Ndoshta edhe të kërkonin dorën ende pa të njohur”, kujtoi ajo. Nga ato çaste, këngëtares i ka mbetur në mendje pikërisht emocioni që djemtë e kishin të vështirë ta fshihnin.

Për të, kishte diçka të bukur te ai çast pasigurie, kur ende nuk e dinin çfarë përgjigjeje do të merrnin.

Pikërisht te përgjigjja u ndal Jonida kur foli për njohjet e sotme.

Ajo tha se vëren më pak empati dhe e shqetëson veçanërisht vështirësia e disa burrave për të pranuar se ndjenja mund të mos jetë e ndërsjellë.

“Kupton, një burrë që mos të pranojë refuzimin? E tmerrshme!”, u shpreh Maliqi.