Bashkëpunim me ikonën shqiptare? Brikena Selmani habit me postimin e fundit (FOTO)

Nga Class• 23 November 2026

Bashkëpunim me ikonën shqiptare? Brikena Selmani habit me postimin e

Brikena Selmani ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit,

përmes të cilit ka lënë të kuptohet se po përgatit një surprizë të veçantë.

Në një fotografi të publikuar në Instagram Story, ajo shfaqet në një ambient

që duket të jetë studio incizimi, me mikrofon dhe pajisje muzikore në sfond,

ndërsa pozon duke bërë shenjën e fitores me gishta.

Ajo e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin:

“ft?? E gjeni dot me cilën ikonë shqiptare?”

Ky postim ka nxitur menjëherë aludimet se Brikena mund të jetë duke përgatitur një projekt të ri muzikor, këtë herë në bashkëpunim me një emër të njohur të skenës shqiptare.

Mes emrave të mundshëm është edhe Gjyste Vulaj, e cila e kishte përkrahur publikisht Brikenën gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother.

Kjo afërsi ka nxitur dyshimet se këngëtaret mund të jenë bashkuar për një duet.

Kujtojmë se Brikena kishte paralajmëruar më herët edhe një këngë solo, e cila, megjithatë, nuk u publikua asnjëherë, pavarësisht paralajmërimeve.

Mbetet për t’u parë nëse projekti i radhës do ta sjellë vërtet në bashkëpunim me Gjyste Vulajn apo nëse bëhet fjalë për një tjetër emër të njohur të muzikës shqiptare.

Deri atëherë, Brikena ka zgjedhur ta mbajë sekret identitetin e artistes, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve.