
Trupi Gjykues ka caktuar datën për shpalljen e Aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Më 16 shtator, në orën 10:00 do të bëhet publik ventimi i gjykatës.
“Seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe përmes faqes së internetit të DHSK-së ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale
“Në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
