Ambasada e Kosovës në Gjermani për mes një postimi në “Facebook” ka njoftuar zhdukjen e 13-vjeçares, Arta Hajzeraj. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Arta është raportuar e zhdukur dhe se familjarët së bashku me autoritetet policore në qytetin Zwickau janë në kërkim të saj.
“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi”, thuhet në njoftim.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve se nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë familjen ose policinë gjermane në numrat e mëposhtëm:
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në mënyrë që Arta të kthehet e sigurt pranë familjes sa më parë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE