LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 22:10

Zgjedhjet në Kosovë, vjen lajmi i pabesueshëm për Albin Kurtin

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, duke siguruar 43.47% të votave nga mbi 95% e votave të numëruara, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas Vetëvendosjes renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.40%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.88%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.19% të votave.

Megjithëse ka siguruar fitoren, Vetëvendosje ka shënuar rënie krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit, kur kishte fituar mbi 51% të votave. Rezultatet aktuale nuk përfshijnë ende votat e diasporës, të cilat pritet të numërohen në vijim

Pjesëmarrja në votime ishte rreth 35%, më e ulët se në zgjedhjet e mëparshme, kur kishin votuar rreth 45% e qytetarëve me të drejtë vote. Ndërkohë, Policia e Kosovës njoftoi se procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa incidente që do të cenonin mbarëvajtjen e zgjedhjeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE