LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 17:05

ZBARDHEN DETAJE! Si e plagosi me thikë 30-vjeçari gruan e tij? E qëlloi në krah dhe bark

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një 30-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 29-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të qytetit, ndërsa sipas informacioneve paraprake, i riu i ka shkaktuar bashkëshortes dy plagë me thikë, në zonën e barkut dhe në krah.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është shoqëruar nga policia, ndërsa e reja është transportuar drejt spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Më pas pritet të dërgohet në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Burime bëjnë me dije se çifti jetonte në Greqi dhe kishte ardhur në Pogradec për pushime pranë familjarëve të tyre.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE