LAJME / E Martë 29 Tetor 2024, 14:02

VIDEO/ Fredi Beleri goditet me vezë dhe kos nga qytetari

Fredi Beleri është qëlluar me kos dhe vezë nga një qytetar, sapo ai dhe eurodeputetët dolën nga takimi me grupet parlamentare në Kryesi.

Ky nuk është incidenti i parë që është shënuar ditën e sotme gjatë prezencës së Fredi Belerin, në rolin e eurodeputetit, në Tiranë.

Më herët, një qytetar e quajti vrasës duke i rikujtuar masakrën e Peshkëpisë.

Po ashtu, disa qytetarë kanë protestuar me banderola ku shkruhet: “Krimineli bëhet deputet!”, apo “Fredi Beleri nuk përfaqëson BE-në!”./vizionplus.tv