
Shtatori do të jetë një muaj i nxehtë dhe me temperatura me vlera mbi mesataren. Kështu tha Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave ne studion televizive.
“Do të jetë një shtator i nxehtë. Ky vit do të jetë i nxehtë deri në fund për shkak të ndryshimeve klimatike”, tha Gjoni.
Në 2 javët e para Gjoni thotë se temperaturrat maksimale do të jenë të larta si në zonat bregdetar dhe në ato të ulëta e malore.
“Në zonat bregdetare temperatuara maksimale është 36 gradë celcius, minimalja është 23 gradë. Në zonat e ulëta 35 temperaturat maksimale, 22 ato minimalet.
Në zonat malore temperaturat makismale arrijnë vlerën 30-31 gradë celcius, kurse ato minimalet do të jenë 15 gradë”, tha Gjoni.
“Problematike për këtë javë mbeten grimcat e pluhurit në ajër, që janë të pranishme sa herë kemi valë të të nxehtit”, theksoi ajo.
Ashtu si gushti Gjoni shton se edhe ky muaj do të jetë i thatë, pavarësisht reshjeve të dobëta të shiut që do të ketë në zonat malore. Sa i përket dy javëve të tjera, në veçanti të asaj të fundit Gjoni nënvizoi se temperaturat do të vijojnë të ulen.
