
Protesta kundër qeverisë vijon këtë të mërkurë në Tiranë, në ditën e 95-të të saj. Qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej”, duke vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kanë dalë në shesh me flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa kanë përsëritur kërkesat e tyre ndaj qeverisë.
Protesta e sotme vjen një ditë pas tensioneve të forta pranë Kryeministrisë, ku pati përplasje me policinë dhe shoqërime të protestuesve.Sipas raportimeve, pas zhvillimeve të një nate më parë, një pjesë e protestuesve janë mbledhur edhe para Bllokut të Sigurisë, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar.
Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave dhe intensifikimin e aksionit qytetar gjatë ditëve në vijim.
