LAJME / E Mërkurë 2 Shtator 2026, 20:08

Aksident i rëndë në kete vend ne Shqiperi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në fshatin Golem, ku një automjet me drejtues një 50-vjeçar, me inicialet A. M., dyshohet se është përplasur me një motor ku udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shtetasi me incialet E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr mjekim.

Bëhet me dije se, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të aksidentit.

“Rreth orës 14:20, në fshatin Golem, një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar ka humbur jetën. Personi tjetër, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.