SHOWBIZ / E Mërkurë 2 Shtator 2026, 20:08

Valbona Mhillit i besohet drejtimi i këtij emisioni

Sezoni i ri televiziv nis me lëvizje dhe ndryshime në ekranet shqiptare, ndërsa një prej rikthimeve të këtij shtatori është ai i Valbona Mhillit.

Pas një periudhe larg ekranit, gazetarja dhe moderatorja rikthehet në televizion, këtë herë në News24. Mhillit i është besuar drejtimi i emisionit të mëngjesit “Vila24”, duke shënuar kështu një angazhim të ri në karrierën e saj.

Valbona Mhilli ka një eksperiencë të gjatë në media dhe moderim, ndërsa me sezonin e ri do të rikthehet në kontakt të përditshëm me publikun përmes formatit të mëngjesit.

“Vila24” do të jetë kështu sfida e saj e radhës televizive, në një periudhë kur disa prej televizioneve shqiptare po prezantojnë ndryshimet në programacion dhe figurat që do të drejtojnë formatet e sezonit të ri.

Emisioni pritet të nisë transmetimin gjatë muajit shtator në News24, duke rikthyer Valbona Mhillin në ekran dhe në rolin e moderatores.