LAJME / E Mërkurë 2 Shtator 2026, 21:09

Në prag të vitit të ri shkollor, ndahet papritmas nga jeta pedagogia e madhe shqiptare. Dalin detajet e trishta

Një lajm i trishtë ka mbërritur nga bota e arsimit shqiptar pasi është ndarë papritmas nga jeta një nga kontribueset kryesore të Universitetit “Qiriazi”. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Universiteti “Qiriazi” ka njoftuar se ka mbyllur sytë përgjithmonë pedagogia Valentina Memini, një pjesë e rëndësishme e stafit të këtij universiteti.

“Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges sonë të nderuar, Dr. Valentina Memini, pedagoge e Fakultetit Juridik të Kolegjit Universitar “Qiriazi”‘ shkruhet në reagimin prekës të bërë sot në rrjet.

Përveç kontributit të saj në mësimdhënie në Fakultetin Juridik të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, mësohet se Valentina Memini ndër vite ka shërbyer dhe si Drejtuese e Departamentit të Drejtësisë, Drejtuese e Zyrës së Administrimit Akademik dhe, së fundmi, Drejtuese e Zyrës së Sigurimit të Cilësisë.

Memini dha një kontribut me në këtë institucion privat arsimor, stafi i të cilit së fundmi është përballur me lajmin e trishtë, ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Valentinës.

Mes lotësh e dhimbjesh mësohet se familjarë, miq, kolegë, studentë e të afërm nesër do i japin Valentinës lamtumirën e fundit. Ndërsa bëhet me dije se familja pret vizita dy ditë, të mërkurën, nga ora 17:00 deri në 21:00 dhe të enjten, nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 21:00.

Redaksia newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Reagimi i plotë i Universitetit “Qiriazi”:

Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges sonë të nderuar, Dr. Valentina Memini, pedagoge e Fakultetit Juridik të Kolegjit Universitar “Qiriazi”.

Dr. Valentina Memini ishte një pjesë e çmuar e familjes sonë akademike. Gjatë angazhimit të saj në Universitet, ajo mbajti me profesionalizëm dhe përgjegjësi disa detyra të rëndësishme drejtuese: Drejtuese e Departamentit të Drejtësisë, Drejtuese e Zyrës së Administrimit Akademik dhe, së fundmi, Drejtuese e Zyrës së Sigurimit të Cilësisë.

Ajo ishte një mësimdhënëse e shkëlqyer, e përkushtuar ndaj studentëve, si dhe një kërkuese shkencore e spikatur në fushën e drejtësisë. Kudo ku punoi dhe në çdo përgjegjësi që iu besua, Dr. Valentina Memini dëshmoi vlera të larta profesionale e njerëzore, seriozitet, integritet dhe përkushtim. Kontributi i saj i vyer në jetën akademike dhe institucionale meriton respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë!

Puna, përkushtimi dhe gjurma që la te studentët, kolegët dhe në jetën akademike të Kolegjit Universitar “Qiriazi” do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje!

Ndarja e saj e parakohshme nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen, të afërmit dhe mbarë komunitetin tonë universitar.

I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin!

Përcjellja në banesën e fundit do të bëhet nesër, të mërkurën, më 2 shtator 2026.

Ceremonia mortore do të mbahet në mjediset e Funeral “Ahiret” (ish-Rajoni i Policisë).

Vizitat do të zhvillohen të mërkurën, nga ora 17:00 deri në 21:00 dhe të enjten, nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 21:00.

U prehtë në paqe dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i saj!

Nga Stafi Akademik I Kolegjit Universitar “Qiriazi.