LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 16:04

VIDEO e re nga pengmarrja e Eglant Koçit në Tiranë/ Momenti kur ‘Mand dhelpra’ doli me qese të zezë!

Pamjet e kamerave të sigurisë pranë një rruge në afërsi të nënstacionit elektrik në Tiranë, shumë pranë Bulevardit të Ri, duket se përbëjnë një nga provat kyçe në hetimin për zhdukjen e Eglant Koçit.

Ora shënon 00:48 minuta pas mesnatës së 5 qershorit, vetëm pak orë pasi 34-vjeçari ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Në video shfaqet motoçikleta në pronësi të Koçit, e drejtuar nga një person i veshur me të bardha. Ai lëviz drejt zonës së “5 Majit”, braktis mjetin, ndërsa pak çaste më vonë rikthehet në të njëjtën rrugë, kësaj here në këmbë. Kamerat fiksojnë qartë fytyrën e tij.

Bëhet fjalë për Armand Shakajn, 41-vjeçarin e shpallur në kërkim nga policia dhe të dyshuarin kryesor për rrëmbimin e të riut, njëkohësisht mik i tij,.

Këto pamje ishin elementi i parë konkret që lidhi Shakajn, i njohur me nofkën “Mand Dhelpra”, me ngjarjen.

Dyshohet se ai ka tentuar të zhdukë gjurmët duke lënë motoçikletën në një vend tjetër, me qëllim që të çorientonte hetuesit dhe të vështirësonte zbardhjen e fatit të Eglant Koçit.

Pas identifikimit të tij, policia ushtroi kontrolle në banesën dhe ambientet në pronësi të Shakajt, përfshirë një biznes fast-food, ku dyshohej se mund të gjendej 34-vjeçari ose prova të rëndësishme.

Edhe pse në kontrollin fillestar nuk u gjet asgjë e dyshimtë, hetuesit sekuestruan materiale filmike me vlerë të madhe, të cilat dyshohet se dokumentojnë lëvizjet në ambientin ku Koçi mund të jetë mbajtur peng.

Nga veprimet hetimore doli në skenë edhe Enea Zyferi, kamarier në biznesin e Armand Shakajt, i arrestuar për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit.

Dëshmia e tij konsiderohet kontradiktore. Ai deklaron se e pa Eglant Koçin të hynte në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng, por pretendon se nuk di çfarë ka ndodhur më pas.

Sipas Zyferit, në një moment “Mand Dhelpra” i ka kërkuar të fikte dritat e biznesit, me arsyetimin se do të zbriste një frigorifer në katin poshtë.

Ai thotë se e ka zbatuar kërkesën, por hetuesit konstatuan se, megjithëse ambienti ishte në errësirë, kamerat e sigurisë kanë vijuar të regjistrojnë./Voxnews, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE