
Mijëra qytetarë kanë dalë në shesh për të protestuar edhe ditën e tetë të tubimit paqësor para Kryeministrisë.
Qytetarë të shumtë, familjarë të shoqëruar nga fëmijët e vegjël kanë dalë sërish në protestë paqësore për të kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Njëzëri protestuesit kanë theksuar se Zvërneci ishte pikënisja, por problemi është keqqeverisja dhe korrupsioni. Protestuesit kanë qëndruar në shesh për tri orë me radhë dhe pas fjalimeve të qytetarëve, këta të fundit kanë nisur marshimin paqësor drejt rrugëve të Tiranës.
Gjatë marshimit qytetarët kanë bërë thirrje ndaj të rinjve të çohen nga kafet dhe t’i bashkohen protestave.
“Shqipëria nuk shitet”, “Revolucion”, Shqipëria e Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, Edi “Rama jep dorëheqjen”, ishin thirrjet që dominuan edhe në këtë tubim.
Pamjet me poshte jane te pabeseshme, te pjesemarrjes si kurre me parë pasi Shqiperia nuk ka njohur protesta të tilla duke nisur nga vitet 90, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
