LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 20:08

Video e femres duke u futur në Brgun e Peqinit, dalin detajet tronditese kur e kane bere (e plote)

Publikimi i një videoje nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ku pretendohej se një eskortë është futur për takime speciale në Burgun e Peqinit, risolli në vëmendje skandalin që ka ndodhur në institucionet e vuajtjes së dënimit në vendin tonë.

Gazetari Elton Qyno shkruan se videoja e publikuar nga Noka daton në korrik të vitit 2025, kur Burgu i Peqinit drejtohej nga i ndjeri Edmond Llabani.

Ky rast, por edhe disa të tjerë, janë duke u hetuar nga prokuroritë e disa rretheve në vendin tonë. Mësohet se prokuroritë e Durrësit, Fierit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës po hetojnë takimet në burgje gjatë periudhës pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Në këto takime kanë marrë pjesë vajza të njohura të showbiz-it, të cilat kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas gazetarit Qyno, në total janë 17 procedura hyrje-dalje që janë marrë nën hetim nga prokurori të ndryshme.

Rasti i parë që u zbulua ishte ai i takimit të modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti, me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu. Por, në një deklaratë pak ditë më parë, avokatët e Pajazitit bënë të ditur se modelja bashkëjetonte me të dënuarin me burgim të përjetshëm.

Po si funksionon skema e takimeve në burgje?

Sipas gazetarit, forma më e përhapur që vajzat ndjekin për të zhvilluar takime speciale në burgje është përdorimi i deklaratave noteriale të bashkëjetesës me të dënuar të ndryshëm. Ato kanë hyrë si avokate ligjore të zgjedhura nga vetë të dënuarit, por edhe përmes dokumenteve të formalizuara si sociologe ose psikologe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE