
Sipas ushtrisë izraelite, Hassan Ali Marwan drejtonte operacionet e divizionit dhe kishte urdhëruar lëshimin e raketave, dronëve dhe predhave ndaj Izraelit dhe trupave të IDF-së në jug të Libanit.
Ushtria izraelite (IDF) njoftoi të mërkurën se ka eliminuar në Bejrut komandantin e Divizionit “Imam Hussein”, vetëm 6 ditë pasi ai mori detyrën, pasi zëvendësoi paraardhësin e tij, edhe ky i eleminuar.
Sipas njoftimit të IDF-së, Hassan Ali Marwan mbante përgjegjësi për operacionet e divizionit dhe ishte emëruar në krye të tij pas eliminimit të ish-komandantit Ali Maslam Tabajeh, zëvendësit të tij Jihad al-Safira dhe disa operativëve të tjerë të lartë.
IDF deklaroi se, në detyrën e tij, Marwan kishte komanduar lëshimin e raketave, mjeteve ajrore pa pilot dhe predhave drejt territorit të Izraelit dhe ndaj trupave izraelite që veprojnë në jug të Libanit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
