
Moti i keq ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje qarkun e Kukësit, ku reshjet intensive të shiut dhe aktiviteti i dendur elektrik kanë shkaktuar probleme në disa zona.
Sipas raportimeve nga terreni, reshjet më të dendura janë regjistruar në zonën e Tropojës. Në njësinë administrative Lekbibaj, stuhia ka sjellë rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.
Masivet e dheut kanë përfunduar në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar probleme për drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë zonë.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa pritet ndërhyrja për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Ndërkohë, qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes për shkak të motit të paqëndrueshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
