
Një autobus ndërqytetas është përfshirë nga flakët në Turqi, pas një aksidenti të rëndë në Autostradën Veriore Marmara, në Stamboll.
Sipas raportimeve, autobusi, i cili udhëtonte në linjën Diyarbakir–Stamboll, u përplas me një kabinë pagese dhe menjëherë pas përplasjes automjeti shpërtheu në flakë.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore, ndërsa zjarri i fuqishëm vështirësoi përpjekjet për shpëtimin e personave që ndodheshin në autobus.
Raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
