
Një dron rus ka goditur një tren pasagjerësh në Ukrainën perëndimore, rreth dy kilometra larg kufirit me Poloninë. Sulmi ndodhi vetëm pak minuta pasi në të njëjtën linjë kishte kaluar treni me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson dhe zyrtarë të lartë evropianë.
Nga sulmi nuk pati viktima, ndërsa droni goditi lokomotivën duke shkaktuar dëme materiale.
Johnson reagoi pas incidentit, duke kritikuar mungesën e mbrojtjes ajrore për Ukrainën.
“Kur do t’u japim atyre mbrojtjen ajrore që u nevojitet?”, është shprehur Johnson.
Rusia deklaroi se objektivi ishte infrastruktura hekurudhore ukrainase. Sulmi pranë kufirit polak ka shtuar shqetësimet për rrezikun e përhapjes së goditjeve ruse pranë territorit të BE-së dhe NATO-s.
