
Mediat gjermane kanë publikuar informacione të reja lidhur me sulmin ndaj një autobusi me pasagjerë shqiptarë, i cili po udhëtonte nga Barcelona drejt Shqipërisë dhe po kalonte nëpër Gjermani.
Sipas gazetës gjermane **BILD**, tre persona të armatosur kanë ndaluar autobusin në autostradën **A93**, pranë daljes **Aiglsbach**, duke përdorur sinjale drite dhe duke u paraqitur si efektivë policie.
Sipas raportimeve, pasi autobusi është ndalur në një parking për udhëtarë, personat e dyshuar kanë hyrë në mjet me pretendimin se po kryenin një kontroll policor. Më pas, ata dyshohet se u kanë kërkuar pasagjerëve para dhe dokumente.
Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar me një automjet **Volkswagen** të bardhë në drejtim të Mynihut.
Hetimet për rastin po udhëhiqen nga Policia Kriminale në **Landshut**, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë informacione të dobishme të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Ndërkohë, Shoqata Bavareze e Kompanive të Autobusëve e ka cilësuar ngjarjen si të pazakontë, duke theksuar se raste të ngjashme nuk janë regjistruar më parë në Bavari.
Sipas Prokurorisë në **Regensburg**, autobusi kishte nisur udhëtimin nga Barcelona dhe po kthehej drejt Shqipërisë përmes Cyrihut. Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
