LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 00:12

VALË REVOLTE KUDO / Tmerrohet politika! Shqiptarët ngrihen njëkohësisht në Tiranë dhe Genova: Ja çfarë po ndodh në këto momente!

Vala e revoltave qytetare kundër qeverisë shqiptare ka kaluar kufijtë, duke u shtrirë edhe në shtetin fqinj.

Këtë të diel, paralelisht me protestën e 22-të masive që po zhvillohet në Tiranë, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Genova të Italisë janë organizuar në një tubim për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët kanë mbushur një prej shesheve kryesore të qytetit italian, ku kanë improvizuar edhe një podium prej nga ku u mbajtën fjalime të ndryshme.

Me thirrje të qarta drejtuar kreut të qeverisë në Tiranë për të dhënë dorëheqjen, pjesëmarrësit në protestë theksuan se ka ardhur koha që shoqëria të reagojë.

Ata u shprehën njëzëri se shqiptarët nuk duhet të heshtin më përballë të drejtave të tyre të mohuara”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE