
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha të dielën se sulmi ukrainas ndaj një anijeje tregtare iraniane “nuk mund të mbetet pa përgjigje”.
Irani tha se sulmi në Detin Kaspik rezultoi në një shpërthim që vrau një detar dhe lëndoi një tjetër, raporton Reuters.
Araqchi i bëri këto komente në telefonata me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Lavrov, në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse, shprehu ngushëllime në lidhje me vdekjen e një marinari në sulm, përcjell Insajderi.
Lavrov tha se Araqchi falënderoi autoritetet lokale në rajonin rus të Astrakhanit, ku anija filloi udhëtimin, për ndihmën ndaj ekuipazhit “dhe theksoi nevojën për t’i dhënë fund aventurave të tilla nga regjimi i Kievit”.
Në deklaratë u tha gjithashtu se Araqchi e informoi Lavrovin për “vazhdimin e përpjekjeve diplomatike që synojnë uljen e tensionit në Lindjen e Mesme”. /Insajderi.org/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
