
Hetimet për ngjarjen e 24 korrikut në fshatin Vidhisht vazhdojnë, ndërsa grupi hetimor ka marrë në pyetje Rozalinda Plakën.
24-vjeçarja u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, 35 vjeç, pasi ky i fundit kishte ekzekutuar babanë e saj, Kosta Plaka, dhe plagosur rëndë nënën, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë më pas në spital.
Dëshmia e parë e 24-vjeçares nuk ka ndihmuar në zbardhjen e motiveve të krimit apo të vetëvrasjes së autorit, i cili u vetëflijua pas 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA.
Menjëherë pas lirimit, 24-vjeçarja ka përshkruar vetëm momentet e parë të sulmit.
“Isha në gjumë kur dëgjova zhurma. Kur u zgjova, pashë Refitin brenda dhomës të armatosur me një armë gjahu. Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas. Në ato momente nuk e kuptoja çfarë kishte ndodhur. Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, mësohet të jetë shprehur ajo.
Rozalinda Plaka nuk ka dhënë shpjegime për përfundimin e lidhjes apo mbi pretendimet e 35-vjeçarit se i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur. Për këtë arsye, hetuesit do ta marrin sërish në pyetje për të sqaruar pistën financiare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
