LAJME / E Shtunë 12 Shtator 2026, 10:10

Fantastike! Zbulohet thesari 1700-vjeçar në Bulqizë! Mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në Luginën e Bulqizës, ku është zbuluar mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake i identifikuar deri më tani në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një monument të madh funerary, që daton në periudhën mes shekujve III dhe IV pas Krishtit. Objekti paraqet një rëndësi të veçantë për arkeologjinë shqiptare, pasi përmban elemente të rralla arkitekturore dhe epigrafike, mes tyre edhe një mbishkrim dygjuhësh.

Mauzoleumi përbëhet nga tre ambiente dhe hyrja në të bëhet përmes një shkalle monumentale. Monumenti ka përmasa rreth 9 me 6 metra, ndërsa dhoma e varrimit arrin një lartësi prej rreth 2.4 metrash.

U zbuluan mbetje të një burri dhe një gruaje

Brenda mauzoleumit janë gjetur edhe mbetjet skeletore të dy personave, një burri dhe një gruaje. Ata ishin të mbështjellë me tekstile të rralla të ndërthurura me fije ari, çka dëshmon për statusin e lartë shoqëror të dy të varrosurve. Në monument është zbuluar gjithashtu një inventar i pasur funerary, ku përfshihen enë qelqi, objekte të punuara në kockë, armë dhe fragmente tekstilesh të zbukuruara me fije ari.

Gjetjet e zbuluara në këtë mauzoleum hedhin dritë mbi praktikat funerale dhe statusin shoqëror të elitave të periudhës romake në territorin e Shqipërisë. Zbulimi është bërë nga ekipi i arkeologëve, ndërsa në të janë përfshirë Erikson Nikolli, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti i Arkeologjisë.