LAJME / E Shtunë 12 Shtator 2026, 08:08

Marshi për Liri mbahet sot në Prishtinë para verdiktit të Gjykatës Speciale

Sot në Prishtinë mbahet “Marshi për Liri”, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit,

Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në prag të shpalljes së verdiktit nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Marshi organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër” dhe nis në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu”. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë masive.

Tubimi zhvillohet në një moment kur pritet shpallja e vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa mbështetja për ta është edhe tema qendrore e marshit të sotëm në kryeqytet.