LAJME / E Diel 26 Korrik 2026, 21:09

“Korbat dhe sorrat janë në Kryeministri, ne jemi shqiponja”- I moshuari akuza Ramës në ditën e 56-të të revoltës: Na dhunoi në protestë, nuk dorëzohemi! I lidhur me Vuçiç e serbët

Dita e 56-të e protestës në bulevard mblodhi edhe sot një masë të madhe qytetarësh që u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej”.


Një i moshuar denoncoi kryeministrin Rama dhe Policinë për dhunën e ushtruar gjatë protestës te Parlamenti.


“Fjalimin e kryeministrit e dëgjova, ai t’i përgjigjet një 78-vjeçarit që e plagosi atje, me goditje, me dhunë atje te protesta. Por fjalimet e tij, do marrë patronazhistët e tij, i droguar, sa herë të na dhunojë aq herë do protestojmë. Protestojmë për pensionet, spitalet dhe për të gjitha padrejtësitë që po na bëhen”, tha ai mes të tjerash.

I moshuari i bëri thirrje kryeministrit që të largohej sa më parë. Teksa iu përgjigj për fyerjet dhe sharjet ndaj protestuesve. Ai tha se Rama është i lidhur me serbët dhe Vuçiçin.

“Korbat dhe sorrat janë ata në kryeministri, korbat e laraskat janë ata atje në kryeministri, janë laraska nëpër bodrume se kanë frikë nga qytetarët e vetë. Ai është me Vuçiçin, është serb, kriminel, vetëm shqiptar nuk është ai. Të vret natën e të qan ditën, si ia bëri kolegut tuaj në Vlorë, nuk ishte aksidentalisht ajo”, u shpreh qytetari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE