LAJME / E Diel 26 Korrik 2026, 16:04

“Jam thellësisht i trishtuar!”/ Rama ndan LAJMIN E TRISHTË që ka ndodhur: Në emër të Qeverisë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day” (Krenaria e Berlinit), duke lënë një person të vdekur dhe të paktën 16 të plagosur.

Rama shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman, duke dënuar çdo formë dhune dhe ekstremizmi.

“Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi tragjik që vjen nga Berlini. Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, i shpreh solidaritetin tonë të përzemërt Gjermanisë dhe popullit gjerman. Nuk mund të ketë tolerancë për urrejtje, dhunë apo ekstremizëm në asnjë formë.

Ato kërcënojnë jo vetëm sigurinë e qytetarëve tanë, por edhe vetë vlerat që mbajnë demokracitë tona të bashkuara. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër tyre, me vendosmëri dhe pa hezitim. Mendimet e mia janë me familjen e viktimës dhe u uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të gjithë atyre që u plagosën. Shqipëria qëndron me Gjermaninë.” – shkruan Rama.

Ngjarja ndodhi në zonën Tiergarten, ku mijëra persona po merrnin pjesë në aktivitetin e Krenarisë së Berlinit. Autoritetet gjermane vijojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e sulmit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE