LAJME / E Enjte 26 Qershor 2025, 16:04

U vra nga 60-vjeçari italian teksa tentoi ta grabiste, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Zbardhet identiteti i 25-vjeçarit shqiptar, i cili u vra me armë zjarri nga një 60-vjeçar italian gjatë tentativës për t’i vjedhur banesën në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë.

Rivaldo Rusi, anëtar i bandës shqiptare që kishte tentuar vjedhjen në vilën në Centola, u gjet i groposur disa kilometra larg pronës së biznesmenit.

Ndërkohë ende mbeten mister rrethanat e ngjarjes së rëndë, ku nga të shtënat me armë mbeti i plagosur rëndë një nga shokët e tij, ndërsa tjetri u arratis.

60-vjeçari qëlloi disa herë me një pushkë gjuetie duke vrarë Rivaldo Rusin, trupin e të cilit më pas e fshehu në një pyll, si dhe plagosi rëndë një tjetër.

Ende nuk dihet dinamika e shkëmbimit të zjarrit, apo se kush qëlloi i pari dhe cila ishte sekuenca e të shtënave. Gjithashtu është e paqartë nëse 60-vjeçari italian veproi vetëm apo u ndihmua nga dikush në fshehjen e trupit të 25-vjeçarit.

Të dhënat e para mund të vijnë nga autopsia mbi trupin e 25-vjeçarit Rivaldo Rusi.

Shqiptari tjetër i cili mbeti i plagosur gjatë grabitjes, ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli. Hetuesit kanë zbuluar se ai është me precedent kriminal dhe ndodhej në arrati për disa vepra penale të kryera në Toskanë.

Kur gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet, shqiptari do të merret në pyetje për të treguar versionin e tij lidhur me ngjarjen e rëndë në vilën e biznesmenit italian.

Ishte vetë italiani Aurelio Valiante, i cili zbuloi vendin ku e kishte fshehur trupin e Rivaldo Rusit. Ai e gjeti veten të rrethuar në shtëpinë e tij nga rreth 50 shqiptarë nga provinca e Casertës, përfshirë të afërm dhe miq të të riut që humbi jetën, të cilët donin hakmarrje.

Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se e kishte qëlluar 25-vjeçarin me armë zjarri dhe më pas e kishte fshehur trupin e tij.

Aurelio Valiante, transportoi trupin e shqiptarit me një fuçi vere, të vendosur në makinë. Disa kilometra larg shtëpisë së tij, në një zonë të izoluar në fshatin San Severino di Centola, ai hapi një gropë dhe varrosi trupin e 26-vjeçarit.

Policia gjeti trupin në vendin e treguar nga biznesmeni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE