LAJME / E Hënë 31 Gusht 2026, 13:01

E rende ne vendin tone, raportohet se ka humbje jete

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethinat e Kavajës.


Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:05, në aksin rrugor që lidh fshatin Gosë me Vilbashtovën. Sipas të dhënave të para nga terreni, një automjet është përplasur fort me një motomjet që po udhëtonte në të njëjtin aks.


Përplasja ka qenë e fortë dhe me pasoja fatale për drejtuesin e motorit. Për shkak të plagëve të marra, drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale L. A., 49 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ekipet e urgjencës dhe forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por për 49-vjeçarin nuk ka mundur të bëhet dot gjë tjetër përveçse të konstatohet vdekja.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aksidentit. Ekspertët po punojnë për të zbuluar manovrat e fundit të mjeteve, dinamikën e përplasjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore


Policia po vijon punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.