LAJME / E Hënë 31 Gusht 2026, 13:01

Gjendet nje person i pajete, mjeket thone se

Tre ditë pas gjetjes së një kufome të dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, bëhet me dije se akoma nuk është bërë i mundur identifikimi i trupit në morgun e Fierit. Për rrjedhojë, burime për mediat thonë se trupi është dërguar për analiza të mëtejshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë ku veç analizave për të përcaktuar moshën, shkakun dhe kohën saktë te vdekjes do të bëhet edhe analizë ADN-je.

Pritet që përmes këaj analize zbulohen më shumë detaje rreth kufomës si pesha dhe gjatësia por edhe krahasimi me ADN e disa familjarëve që e kanë raportuar si të larguar nga banesa të afërmit e tyre.

Në lidhej me këtë rast, Policia e Fierit thotë se kufoma është mashkull dhe se gjatë këqyrjes paraprake mjeko-ligjore nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërsa dyshimet janë se trupi i dekompozuar mundet t\\\’i përkasë ndonjë personi që është zhdukur në rrethana të mistershme nga shtëpia dhe ka humbur kontaktet me familjen e tij. Bëhet me dije se në Fier dhe në disa qytete të vendit ditët e fundit qytetarët kanë raportuar goxha largime nga banesa të të afërmve të tyre.

Referuar fazës së dekompozimit të kufomës në kohën kur u gjet nga autoritetet, mjekët ligjorë në Fier kanë konfirmuar se koha e vdekjes konstaton rreth dy muaj më parë. Pritet që të kemi detaje të reja në vijim e të zbulojmë se kujt i përket trupi i dekompozuar. Megjithatë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vijojnë