
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të dhjetë, me pjesëmarrësit që u mblodhën sërish në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike në vend.
Me pankarta ku shkruheshin mesazhe si “Shqipëri e Re” dhe “Atdheu nuk Shitet”, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin që prej më shumë se një jave ka mbajtur në qendër të vëmendjes opinionin publik.
Megjithatë, gjatë tubimit të së martës, përveç kritikave ndaj qeverisë, në fokus ishin edhe thirrjet drejtuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishes dhe drejtuesve të opozitës, të cilët u akuzuan nga disa protestues se po përpiqen të përfitojnë politikisht nga lëvizja qytetare.
Kujtojme se diten e djeshme ne nje interviste, Nard Ndoka ka permendur faktin se kryetarit te PD i este hequr ‘non grata’ dhe ky lajm pritet te behet zyrtar ne pak dite.
Sipas organizatorëve, protesta synon të ngrejë zërin për të gjitha shqetësimet dhe problemet me të cilat përballet populli shqiptar.
“Sa më shumë flamuj amerikanë që ta marrë vesh bota, se kjo protestë shkon përtej flamingove, është për të gjitha hallet që ka populli shqiptar. Të gjithë ju duhet të ruani qetësinë, sepse politikanët i ka kapur paniku. Edhe opozita, krerët e opozitës po përdorin njerëz për shantazhe, për turp”, u deklarua gjatë protestës.
Pjesëmarrësit këmbëngulin se lëvizja e tyre mbetet qytetare dhe e pavarur nga partitë politike, ndërsa kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
