
Nëse nuk ka trup, nuk ka viktimë, por policia dyshon se 34-vjeçari i rrëmbyer para pak ditësh Eglant Koçi mund të jetë eliminuar fizikisht. Për ngjarjen është arrestuar Enea Zyferi për përkrahje të autorit, ndërsa Armand Shakaj është në kërkim si i dyshuar për mbajtjen peng të të riut. Pista kryesore e hetimit është ajo e aktivitetit në kriptomonedha dhe call center-a.
U raportua i zhdukur të enjten e 4 qershorit, por Eglant Koçi nuk u gjet. Pasi analizoi disa pamje filmike, policia e cilësoi ngjarjen kriminale. Ajo dyshon se 34-vjeçari është rrëmbyer dhe më pas eliminuar fizikisht.
Armand Shakaj, 41 vjeç dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin. Por policia nuk ka gjetur as trupin e të rrëmbyerit dhe as autorin e dyshuar, i cili një ditë pas denoncimit është marrë në pyetje nga komisariati nr.2 si personi i fundit që kishte folur në telefon me Eglant Koçin. Por pasi është pyetur nga policia Shakaj është larguar.
Një ditë pas denoncimit, policia ka gjetur vetëm motorin me të cilin i riu ka lëvizur për herë të fundit. Ndërkohë prangat iu vunë 25-vjeçarit Enea Zyferi pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e krimit. Enea ishte i punësuar i autorit të dyshuar të krimit, ndërsa Eglanti pohohet të ketë pasur lidhje miqësore me Armandin, i cili njihej edhe me pseudonimin “Mand dhelpra”.
Sipas burimeve policore 34-vjeçari Eglant Koçi ishte i punësuar te një grup që dyshohej se merrej me kriptomonedha dhe call center-a.
Ky fakt po hetohet si pistë kryesore nga policia për motivet e krimit. Koçi dyshohet se në portolin e tij elektronik të kriptomonedhave për llogari të një personi tjetër kishte rreth 700 mijë euro, ndërsa transaksioni i fundit që ishte kryer ka qenë 160 mijë euro, raporton A2.
Lidhur me skenën e ngjarjes së rëndë, policia bën me dije se ka gjetur dhe kontrolluar ambientin ku është futur Eglant Koçi. Gjurmët e fundit të tij kanë qenë në lokalin e 41-vjeçarit Armand Shakaj.
Prej aty më pas ka dalë Armand Shakaj, moment kur dyshohet ta ketë marrë me vete me automjet 34-vjeçarin. Me gjithë kontrollet e imtësishme, policia thotë se nuk ia ka dalë të gjejë të riun e rrëmbyer as në këtë ambient ku dyshohej se mbahej peng, por as në ambiente të tjera.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.
Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar. Provat e zbuluara në të e kanë klasifikuar ngjarjen si kriminale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
