LAJME / E Diel 20 Shtator 2026, 14:02

U kap mat me gruan e një tjetri, momenti i frikshëm kur burri bie nga dritarja teksa tentoi të arratisej

Një burrë në Brazil është filmuar duke u rrëzuar nga dritarja e një apartamenti, teksa tentonte të largohej nga ndërtesa në rrethana të pazakonta.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ai dyshohet se po përpiqej të arratisej pasi ishte kapur me gruan e një burri tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më 14 shtator në lagjen Barra të Salvadorit, në verilindje të Brazilit.

Pamjet dramatike tregojnë burrin, i veshur vetëm pjesërisht, duke dalë me kujdes nga dritarja e një apartamenti. Ai përpiqet të kapë një parvaz më poshtë, por nuk arrin ta mbajë këmbën në të dhe humbet ekuilibrin.

SHIKO VIDEON: https://www.facebook.com/share/r/14oz2tKNivR/