
“Gaz Bardhi dhe Zegjine Çaushi kacafyten në Kuvend!” – një përplasje e fortë mes dy deputetëve ka shpërthyer në orët e vona të seancës, duke kaluar nga debati politik në replika personale.
Gazment Bardhi i përmendi Çaushit një çështje familjare, ndërsa ajo iu kundërpërgjigj me ironi për jetën e tij personale dhe rolin politik në Fier.
Shkëmbimi i akuzave dhe batutave të ashpra krijoi tension në sallë dhe tërhoqi vëmendjen e deputetëve të pranishëm.
