LAJME / E Diel 20 Shtator 2026, 14:02

Brikena Selmani shtatzënë për herë të parë? (FOTO)

Prej disa ditësh, Brikena Selmani është bërë pjesë e një tjetër diskutimi në rrjetet sociale. Këtë herë, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5” është përfolur për një shtatzëni të mundshme, një aludim që ka qarkulluar kryesisht mes faqeve dhe grupeve të fansave.

Diskutimet duket se kanë marrë përmasa të tilla sa Brikena ka vendosur të reagojë personalisht. Në një prej grupeve të mbyllura ku komunikon me ndjekësit, ajo e ka mohuar drejtpërdrejt lajmin.

“Unë nuk jam shtatzënë. Ju lutem mos vazhdoni me aludime të pavërteta përderisa nuk ka asnjë konfirmim nga ana ime”, ka shkruar Brikena.

Ajo ka ndërhyrë sërish në diskutim, duke u kërkuar fansave të mos përhapin informacione të pakonfirmuara për jetën e saj private.

“Unë jam në grup dhe ju lutem mos aludoni gjëra të pavërteta, po jua kërkoj përsëri!”, ka shtuar ish-banorja.

Brikena Selmani u bë një nga emrat e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”. Para eksperiencës televizive, modelja nga Kosova kishte përfaqësuar vendin në “Miss Grand International 2025”.

Prej disa javësh, Brikena ndodhet në Itali, ku po kalon kohë me familjen. Mes postimeve të fundit ajo ka ndarë edhe pamje nga Villa d’Este në liqenin Como, të shoqëruara me mbishkrimin “Family time”.

Pas aludimeve të ditëve të fundit, Brikena ka zgjedhur kështu të sqarojë vetë situatën, duke deklaruar qartë se nuk është shtatzënë dhe duke kërkuar që pretendimi të mos vazhdojë të përhapet.